Detajet e paradës së titullit të Premier League të fituar dy ditë më parë nga Arsenal janë konfirmuar orët e fundit. Klubi londinez ka njoftuar se një paradë për të festuar titullin e tyre të Premier League do të zhvillohet të dielën, më 31 maj.
Festimi do të zhvillohet në lagjen Islington të Londrës, në orën 14:00. Parada është planifikuar të zhvillohet një ditë pas finales së Champions League, që klubi anglez do të luajë kundër PSG, më 30 maj.
Nëse Arsenal mposht PSG-në në final atëherë ata do të parakalojnë në rrugët e Londrës jo vetëm më trofeun e Premier League por edhe me trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Kjo do të jetë një ngjarje e madhe publike dhe ne parashikojmë që një numër i madh mbështetësish do të marrin pjesë në zonën lokale. Shpresojmë që të jeni në gjendje të bashkoheni me festimet tona atë ditë”, thuhet në deklaratën e klubit.
Më tej, klubi sqaron: “Faleminderit mbështetësve tanë që ishin me ne në çdo hap të këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm, duke u shfaqur dhe duke u përpjekur për njëri-tjetrin dhe duke na kthyer aty ku i përkasim”.
“Ju të gjithë keni qëndruar pas nesh dhe na keni dhënë vullnet deri në këtë pikë, dhe mezi presim të ngremë trofeun e Premier League në Selhurst Park para mbështetësve tanë që udhëtojnë pas fishkëllimës së fundit këtë fundjavë”, mbyllet deklarata.
The post Arsenal shtyn paradën e titullit për 31 maj, synon të festojë edhe me trofeun e Champions League appeared first on Telesport.









