323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar zyrtar i bankes në Prizren.
Ky rast është duke u hetuar nga Policia e Kosovës ndërsa është iniciuar si ‘falsifikim i parasë’.









