Në Stamboll në stadiumin e Besiktas, do të luhet sonte finalja e madhe e Europa League, mes gjermanëve të Freiburg dhe anglezëve të Aston Villa. Të dyja ekipet nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe, sonte do të jetë hera e parë.
Anglezët drejtohen nga një mjeshtër i Europa League siç është Unai Emery, i cili e ka fituar këtë kompeticion plot 4 herë. Tri here me Sevilla dhe njëherë me Villarreal.
Për Freiburg mungon japonezi Yuito Suzuki, për Aston Villa mungojnë Ross Barkley, Boubacar Kamara dhe Alysson. Këto janë formacionet zyrtare që kanë vendosur të zbresin në fushë të dy ekipet.
Freiburg XI: Atubolu, Kübler, Ginter, Lienhart, Treu, Eggestein, Höfler, Beste, Manzambi, Grifo, Matanovic
Aston Villa XI: Martinez, Cash, Konsa, Lindelöf, Torres, Digne, McGinn, Tielemans, Rogers, Buendia, Watkins
The post Freiburg-Aston Villa, njëra prej tyre sonte shkruan historinë në EL. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.









