26 gola në 29 ndeshje. Real Madrid gjen pasardhësin e Cristiano Ronaldo te Man. United

Përveç transferimit të emrave “big” dhe lojtarëve të sprovuar, Real Madrid është gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja. Një nga objektivat kryesor të madrilenëve është sulmuesi 15-vjeçar i Man. United, JJ Gabriel, i cili ka pasur një sezon fantastik në Premier League U-18, ku ka shënuar 26 gola në 29 ndeshje në total.

Skautët e Real Madridit e kanë ndjekur prej disa kohësh dhe besojnë se ai ka një profil ideal për modelin e rekrutimit që ndjek klubi madrilen: talent i parakohshëm, potencial i madh për rritje dhe personalitet për të konkurruar përtej moshës së tij. Madje, në Angli ka dhe nga ata që e krahasojnë me Cristiano Ronaldon dhe e shohin si pasardhësin ideal të portugezit.

Real Madrid është po përgatitet për një ofertë të konsiderueshme për të bindur Manchester United. Duke pasur parasysh moshën e re të lojtarit, marrëveshja do të duhet të hartohet me kujdes, duke respektuar të gjitha afatet ligjore dhe sportive. Sidoqoftë, klubi madrilen e di tashmë se një ofertë modeste nuk do të mjaftojë. Nëse ata duan të sjellin JJ Gabriel nga Anglia, do të duhet një plan tërheqës për lojtarin, familjen e tij dhe vetë klubin.

The post 26 gola në 29 ndeshje. Real Madrid gjen pasardhësin e Cristiano Ronaldo te Man. United appeared first on Telesport.