Albin Kurti “tradhton” Gjakovën? Pak ditë pas hapjes së fushatës aty, del në përkrahje të Vushtrrisë kundër Vëllaznimit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur hapur mbështetje për KF Vushtrrinë në garën për rikthim në Superligën e Kosovës.

Në postimin e tij, Kurti ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për rindërtimin e stadiumit “Ferki Aliu”, ndërsa nuk ka munguar as mesazhi për klubin vushtrrias.

“Klubit të Futbollit ‘Vushtrria’ i urojmë suksese në rrugën drejt rikthimit në Superligë”, ka shkruar ai.

Pikërisht kjo deklaratë është komentuar nga tifozë dhe qytetarë si një “tradhti sportive” ndaj Gjakovës, duke marrë parasysh rivalitetin e njohur mes dy klubeve dhe atmosferën e ndezur që shoqëron garën për Superligë.