Kandidati për deputet nga LDK, Bardhyl Hasanpapaj thotë se besimi dhe mbështetja që populli i ka dhënë Presidentes Vjosa Osmani para pesë vitesh do të rikonfirmohet përsëri.
Ai thekson se rizgjedhja e saj presidente është vullnet i qytetarëve dhe vazhdim i besimit që ata kanë ndërtuar ndër vite.
“Jemi rikthyer pranë qytetarëve për ta dëgjuar edhe njëherë zërin dhe vullnetin e tyre, në një moment të rëndësishëm për vendin. Besimi dhe mbështetja që populli i ka dhënë Presidentes Vjosa Osmani para pesë vitesh do të rikonfirmohet përsëri. Sepse ajo ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve, duke përfaqësuar me dinjitet interesin e shtetit dhe të popullit. Prandaj, rizgjedhja e saj presidente është vullnet i qytetarëve dhe vazhdim i besimit që ata kanë ndërtuar ndër vite”, shkruan Hasanpapaj.









