Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha i ka dhënë përkrahje Ramush Haradinajt dhe AAK-së para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ai, edhe pse është tërhequr nga gara e ardhshme zgjedhore, është pozicionuar në përkrahje të Haradinajt dhe ka shpjeguar arsyen për këtë.
Berisha ka thënë se e sheh të nevoshme këtë thirrje publike për shkak të “mbeturinave serbe që kanë mbetur në Kosovë, e që jo rastësisht janë strhuar në sektin politik të Albin Kurtit”.
Postimi i plotë i Berishës:
Të nderuar miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë,
Në zgjedhjet e 7 qershorit pata vendosur të mos marr pjesë për dy arsye: e para është personale dhe një pjesë prej jush e dini, ndërsa e dyta është se këto zgjedhje i shoh si gjysmëfinale të një finaleje politike që pritet të mbahet në vjeshtë.
Megjithatë, duke parë se mbeturinat e Serbisë që kanë mbetur në Kosovë, e që jo rastësisht janë strehuar në sektin politik të Albin Kurtit, po bëjnë çmos për degradimin e UÇK-së dhe të eksponentëve të saj e veqanarisht familjen Haradinaj, e shoh të nevojshme të bëj një thirrje publike.
Ata që besojn në qëndrimet e mija, ju ftoj që më 7 qershor ta mbështesni Ramush Haradinaj, i cili është vënë në fokus të sulmeve dhe linçimeve me narrativë serbe, si pjesë e një misioni për ta larguar nga skena politike në këto momente të rënda për Kosovën.
Një pytje vazhdon të mbetet pa përgjigje tash e një kohë të gjatë në Kosovë edhe pse është duke u nënkuptuar.
Pse të gjithë ata që UÇK-së, eksponentët e saj dhe luftën për liri, që e shohin me dioptrinë e Serbisë, janë strehuar nën ombrellën politike të Albin Kurtit!?









