Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur për “DSports Radio” mbi dy mesfushorët argjentinas të Como 1907, Nico Paz dhe Máximo Perrone, të cilët kanë spikatur në Serie A. Ai u shpreh me superlativa për Nico Paz: “Më pëlqen shumë Nico Paz, si për mënyrën si luan, ashtu edhe si person”.
Zanetti kujtoi edhe lidhjen e tij me babain e lojtarit, Pablo Paz, me të cilin ka qenë shok dhome në Botërorin 1998: “Nico Paz është në rrugën për t’u bërë një lojtar i madh”.
Sipas informacioneve të tij, Paz do të kthehet te Real Madridi, edhe pse “nuk ndalojmë kurrë së shpresuari që ta shohim me fanellën e Interit”.
Për Perrone tha se sezoni i tij ka qenë “i admirueshëm” dhe se është një lojtar shumë i rëndësishëm për sistemin e Como-s.
The post Zanetti nuk fshihet: Nico Paz më pëlqen shumë, nuk ndalojmë së shpresuari ta shohim tek Interi appeared first on Telesport.









