Guardiola: Jam i lumtur këtu, pas ndeshjes së fundit do të flas me presidentin

Menjëherë pas barazimit në Bournemouth që i siguroi titullin e Premier League ekipit të Arsenal, trajneri Pep Guardiola diskutoi për të ardhmen e tij te Manchester City.

Largimi im? Kam mësuar gjatë gjithë karrierës sime se njoftimi i diçkaje në mes të sezonit çon në rezultate të tmerrshme“, tha trajneri spanjoll.

Kam edhe një vit të mbetur në kontratën time dhe në fund të sezonit do të flas me presidentin dhe do ta shohim. Jam personi më i lumtur në botë këtu“, tha Guardiola.

Ditët e fundit është përfolur për largimin e tij nga “citizens” pas 10 sezonesh dhe se vendin e tij do ta zërë Enzo Maresca. Por, deri më tani, nuk ka asgjë zyrtare.

The post Guardiola: Jam i lumtur këtu, pas ndeshjes së fundit do të flas me presidentin appeared first on Telesport.