Këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, ka kritikuar ashpër ministrin e jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, pas ofendimit që ai bëri ndaj ish-presidentes gjatë një takimi me qytetarë.
Haradinaj tha se përdorimi i një gjuhe përçarëse dhe tentimi për denigrim ndaj Vjosa Osmanit nuk i shërben institucioneve dhe dëmton imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke shtuar se njerëzit e tillë nuk e meritojnë besimin e qytetarëve.
“Shihni nivelin e përfaqësimit të Ministrit të Jashtëm Konjufca. Në vend që të fokusohet në diplomaci dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ai përdor një gjuhë përçarëse me tentim denigrimi ndaj Presidentes Osmani. Kjo nuk i shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit. Këta njerëz nuk e meritojnë besimin që u është dhënë nga qytetarët. Për faqe të zezë!”, shkroi Haradinaj.
Lexo edhe:
Konjufca me gjuhë denigruese sikurse militantët e VV-së – e quan Vjosa Osmani “frizerkë”









