Mourinho nuk humb kohë dhe gjen direkt zëvendësuesin e Carvajal. Në Madrid do të vijë i “preferuari” i “The Special One”

Ditën e djeshme, Dani Carvajal zyrtarizoi largimin nga Real Madrid pas plot 13 sezonesh, ku së fundmi mbajti edhe shiritin e kapitenit. Edhe pse nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën, Jose Mourinho ka piektuar që tani zëvendësuesin e Carvajal.

“Defensa Central” zbulon se Mourinho ka kërkuar transferimin e Diogo Dalot, me të cilin ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë që nga koha kur drejtoi Man. United. Portugezi është nën kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg llogaritet te 30 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Ardhja e Dalot do të krijonjte një konkurrencë tejet të fortë për mbrojtësin e vetëm të krahut të djathtë që ka aktualisht Real Madrid, që është Alexander Arnold. Anglezi nuk është se ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te “Los Blancos”, ku ka qenë i pafat edhe nga dëmtimet. Duke mos pasur besim të plotë tek Arnold, Mourinho ka kërkuar transferimin e Diogo Dalot.

The post Mourinho nuk humb kohë dhe gjen direkt zëvendësuesin e Carvajal. Në Madrid do të vijë i “preferuari” i “The Special One” appeared first on Telesport.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.