Këngëtarja Shkurte Fejza, ka dalur në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ajo tha se gjuha shqipe është identitet dhe e drejtë themelore.
“Zëri juaj për gjuhën shqipe është zë për dinjitet,identitet dhe të drejta njerezore”, tha ajo.
“Ju mbështesē me zemër në kërkesën tuaj, që gjuha shqipe të trajtohet me barazi. Rinia gjithmonë ka qenë forca që ka lëviz historinë përpara,prandaj qëndroni të bashkuar,të qetë ,dinjitoz në protestën tuaj. Ai që punon për vendin e vet është i bekuar nga Zoti’, theksoi ajo.









