Xabi Alonso e nis me fjalë të mëdha te Chelsea. Premtimi i trajnerit bask për tifozët e “Bluve”

Paraditen e sotme, Chelsea ka zyrtarizuar Xabi Alonso-n si trajnerin e ri. Spanjolli ka nënshkruar për 4 vite me londinezët. Në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit, Alonso ka thënë fjalët e para si trajneri i ri i “Bluve”.

“Chelsea është një nga klubet më të mëdha të futbollit në botë dhe jam jashtëzakonisht krenar që u bëra trajner i këtij klubi të madh. Nga bisedat e mia me grupin e pronarëve dhe drejtorët sportivë, është e qartë se ndajmë të njëjtën ambicie. Duam të ndërtojmë një ekip të aftë për të garuar rregullisht në nivelin më të lartë dhe për të luftuar për trofe.

Skuadra është plot me talente dhe ky klub futbolli ka potencial të madh… Tani, fokusi është te puna e palodhur, ndërtimi i një kulture të shëndetshme dhe synimi i trofeve”, tha Alonso.

The post Xabi Alonso e nis me fjalë të mëdha te Chelsea. Premtimi i trajnerit bask për tifozët e “Bluve” appeared first on Telesport.