E FUNDIT: Zbulohet se kur Jose Mourinho do të zyrtarizohet te Real Madrid

Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Real Madridit. Portugezi do të rikthehet kështu në Madrid, pas një periudhe intevise që drejtoi “Los Blancos” në vitet 2010-2013.

E përditshmja sportive portugeze Record zbulon se marrëveshja është praktikisht e përfunduar, me vetëm nënshkrimet zyrtare që mungojnë në dokumenta. Tifozët mund të presin një njoftim zyrtar nga klubi në fillim të javës së ardhshme.

Rikthimi i “The Special One” do të shoqërohet me ndryshime të shumta te Real Madrid, ku pritet të ketë largime të bujshme, por sigurisht edhe nënshkrime të forta, ashtu siç bën zakonisht një trajner si Jose Mourinho.

The post E FUNDIT: Zbulohet se kur Jose Mourinho do të zyrtarizohet te Real Madrid appeared first on Telesport.