Një nga surprizat e mëdha në listën e Didier Deschamps për Kupën e Botës 2026 ishte thirrja e Robin Risser, i cili në fakt këtë sezon ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme në Ligue 1 me Lens.
Thirrja në Botëror e 21-vjeçarit konsiderohet surprizë për shkak të udhëtimit të tij të pabesueshëm brenda dy vitesh. I dalë nga akademia e Strasbourg, në vitin 2024 Robin Risser ishte pjesë e Dijon, që garonte në National League (Kategoria e Tretë).
Në fundit të sezonit 2023-2024, u huazua te Red Star në Ligue 2, sërish në formë huazimi. Verën e kaluar, Risser u transferua përfundimisht për 3 milionë euro nga Strasbourg te Lens. Sot vlen 25 milionë euro sipas Transfermarkt dhe me siguri që do të jetë një nga emrat më të lakur gjatë merkatos së verës, sidomos pas thirrjes nga Deschamps për Kupën e Botës.
Gjithashtu duhet thënë që Risser është kurorëzuar si portieri më i mirë i këtij sezoni në Ligue 1. Ky është vetëm fillimi i karrierës për 21-vjeçarin, të cilin emsa duket e pret një rrugë e jashtëzakonshme përpara…
The post Nga Kategoria e Tretë te Kupa e Botës, udhëtimi i pabesueshëm i portierit francez brenda dy vitesh appeared first on Telesport.









