Tashmë dihet që objektivi kryesor i Bayern për merkaton e verës është Anthony Gordon. Mediet gjermane bëjnë em dije se bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për Gordon, por pretendimet e Newcasle shkojnë mbi 90 milionë euro.
Në rast se nuk arrihet Gordon, Bayern ka një plan B: Charles De Ketelaere. Belgu këtë sezon ka kontribuar me 5 gola dhe 7 asiste tek Atalanta dhe duket se është plotësisht gati për hapin e madh në karrierë.
Kur ishte 21 vjeç, De Ketelaere u transferua nga Club Brugge te Milan për 38 milionë euro, por te kuqezinjtë nuk u ambientua dot, u huazua tek Atalanta dhe më pas u shit përfundimisht po aty për 23 milionë euro.
Gjithsesi, opsioni i parë për Bayern është Gordon, por De Ketelaere është një alternativë që duhet vlerësuar. Belgu ka një vlerë në treg rreth 35 milionë euro.
The post Në rast se nuk arrihet Anthony Gordon, plani B i Bayern është ylli i Serie A. Dështoi te Milan… appeared first on Telesport.









