Në stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj do të intervistohet edhe kreu i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Para objektit të stacionit të policisë, janë mbledhur një grup njerëzish në përkrahje të Lushtakut.
Njëri prej tyre, siç shihet në një video të ndarë në rrjetet sociale, ka bllokuar rrugën para stacionit me traktor.








