Bahtiri thotë se takimi i Osmanit me Grenellin e rrëzoi Qeverinë Kurti 3

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, e ka akuzuar ish-presidenten Osmani për “ndikimin” e saj në rrëzimin e Qeverisë Kurti 3.

Bahtiri ka thënë se takimi i Osmanit me emisarin Richard Grenell ka qenë shkaktar për rrëzimin e qeverisë.

“Vjosa Osmani, Pas çdo takimi të fshehtë të kujtdo, rezultatet dalin në sipërfaqe shumë shpejt. Takimi me Grenellin (“Rikin” siç e quani ju), në shtator të vitit 2025 tregoi rezultate. Qeveria Kurti 3 u rrëzua. E sa i përket “takimit” që ju e paskit përmendur ndërmjet Albin Kurtit, Aleksandër Vuçiqit dhe emisareve ndërkombëtarë me keqardhje duhet të thuhet se deklarata juaj tingëlloi më shumë si gjest fëmijëror sesa si qëndrim presidencial”, ka shkruar Bahtiri.

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës ia ka shtruar disa pyetje Osmanit.

Për më tepër reagimi i plotë i tij: