Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave me armë në Bregun e Diellit në Prishtinë të enjten në mbrëmje.
Paparaci mëson se i plagosuri është Herbin Vitia.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë publike, ndërsa njësitet policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë veprimet intensive hetimore.
Nuk dihen ende motivet e incidentit, derisa pritet që gjatë orëve në vazhdim të ketë më shumë detaje nga organet kompetente.









