Alvarez drejt PSG-së, Barcelona kthen sytë nga braziliani 100 milionë eurosh

Duke qenë se Julian Alvarez është drejt transferimit te PSG për 150 milionë euro sipas El Chiringuito de Jugones dhe disa burimeve të tjera mediatike nga Spanja dhe Franca, Barcelona ka kthyer sytë nga një emër tjetër për sulmin.

Bëhet fjalë për Joao Pedron i cili ka një treguar një formë të mirë në sezonin e tij të parë te Chelsea, ku ka kontribuar me 15 gola dhe 8 asiste. Deco është një fans i madh i brazilianit dhe e sheh atë si profilin ideal për të udhëhequr sulmin e Barcelonës për sezonin e ri.

Megjithatë, largimi nga Chelsea nuk do të jetë aspak i lehtë. Mediet angleze bëjnë me dije se londinezët do të hiqnin dorë prej Joao Pedro vetëm për një ofertë 100 milionë euro.

The post Alvarez drejt PSG-së, Barcelona kthen sytë nga braziliani 100 milionë eurosh appeared first on Telesport.