Kryetari i VV-së në Skënderaj thotë se është rrahur nga Sami Lushtaku

 

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skëndeaj, Hysni Mehani pretendon se është rrahur nga kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.

Përmes një postimi në Facebook të një anëtari të LVV-sënë SKendraj, Bahri Zabeli, shkrim i cili u postua në emër të Hysni Mehanit, pretendohet se ky i fundit është sulmuar nga Sami Lushtaku.

Madje ai thekson se i është marrë edhe telefoni personal.

“Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjrët për përmbajtje. Hysni Mehani”, shkruan ai.