FIFA po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm për Botërorin 2026, që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sipas “The Sun”, FIFA po mendon t’u japë arbitrave mundësinë të akordojnë faulle edhe kur topi nuk është ende në lojë.
Direktiva e re do të synonte rastet gjatë goditjeve nga këndi apo goditjeve të lira, ku shpesh ndodhin shtyrje, tërheqje fanellash dhe bllokime para se topi të goditet. Qëllimi është të shmanget kaosi në zonë, sidomos situatat që vënë portierët në vështirësi. Në Angli, tema është bërë shumë aktuale për shkak të skemave të përdorura nga Mikel Arteta tek Arsenali.

Aktualisht, Rregulli 12 i futbollit përcakton se goditjet e lira dhe penalltitë mund të jepen vetëm për shkelje të kryera kur topi është në lojë. Kjo do të thotë se para ekzekutimit të një korneri apo goditjeje dënimi, arbitri nuk mund të japë faull ose penallti.
Në këto raste, arbitri mundet vetëm t’i paralajmërojë lojtarët, të japë karton ose të përsërisë goditjen. FIFA dëshiron ta mbyllë këtë “boshllëk” rregullor për Botërorin 2026, megjithëse deri tani nuk ka ende asgjë zyrtare.
The post Skemat e Arteta tek Arsenali shtyjnë FIFA-n të shtojë një rregull të ri për Botërorin appeared first on Telesport.









