Juventus i propozon Real Madridit marrëveshjen e trefishtë. Dy huazime dhe një transferim falas

Duke ditur që Real Madrid pritet të bëjë shumë ndryshime në ekipin aktual gjatë merkatos së verës, ku do të ketë shumë largime, Juventus është një nga klubet që kërkon të përfitojë më shumë nga kjo situatë.

Sipas Tuttosport, Juventus po punon për transferimin e tre lojtarëve nga Real Madrid. Objektivi kryesor është Brahim Diaz, i cili ka luajtur një rol dytësor në Spanjë këtë sezon dhe është i hapur për një aventurë të re. Emri i dytë është Gonzalo Garcia, i cili po ashtu ka pasur pak minuta në dispozicion. Për të dy lojtarët, propozimi i Juventusit është huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Emri i tretë është ai i David Alaba, të cilit i mbaron kontrata në fund të muajit qershor dhe do të largohet si lojtar i lirë. Problemi i vetëm është paga e majme e lojtarit, i cili duhet të bëjë një ulje të ndjeshme në rast se dëshiron të transferohet te bardhezinjtë.

The post Juventus i propozon Real Madridit marrëveshjen e trefishtë. Dy huazime dhe një transferim falas appeared first on Telesport.