Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e Katundit të Ri të Pejës.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se emrat e tyre janë të përjetshëm në historinë tonë.
Sipas tij, ëndrra për Kosovën e lirë u bë realitet falë sakrificës së tyre dhe trimërisë së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Me respekt e përulje kujtuam dëshmorët dhe martirët e Katundit të Ri, të Pejës; Kreshnik Ademajn, Fatos Ademajn, Imer Ahmetin, Shkëlzen Dragajn, Riza Alijajn, Bardh Alijajn, Miradije Alijajn, Xhafer Grabovcin, Beqir Prelvukajn, Gani Prelvukajn, Dafina Ibrajn, Gëzim Alijajn, Xhevdet Bajraktarin, Ali Tafilin, Sadik Tafilin, Shaban Tafilin, Ruke Tafilin, Have Ahmetin, Mehmet Zekajn, Gëzim Muçajn dhe Lendita Prelvukajn e cila ende rezulton e zhdukur.
Emrat e tyre janë të përjetshëm në historinë tonë, ndërsa ëndrra për Kosovën e lirë u bë realitet falë sakrificës së tyre dhe trimërisë së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!









