Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur pak më parë një tubim të madh në Prishtinë, ku janë zyrtarizuar kandidaturat kryesore të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në këtë “tubim bashkimi”, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka hapur tubimin me një fjalim ku ka zyrtarizuar vetën si numër dy në listën zgjedhore dhe kandidat për kryeministër.
Ai po ashtu ka vlerësuar ish-presidenten Vjosa Osmani, ndërsa ka drejtuar edhe kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Në tubim ka folur edhe Vjosa Osmani, e cila ka shpjeguar rikthimin e saj në LDK dhe duke mos kursyer kritika ndaj Vetëvendosjes.
Gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda, ka përcjellë nga afër këtë tubim.
Për detajet e plota, ndiqni kronikën:









