Tentuan të vrisnin një 57-vjeçar pak muaj më parë, shpallen në kërkim dy persona në Sarandë

Policia ka zbardhur ka dhënë detaje lidhur me një vrasje në tentativë në Sarandë, të ndodhur në shkurt të këtij vitit, ku objektiv ishte një 57-vjeçar me iniciale M. Gj.

Pas hetimeve janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy të dyshuarit për këtë rast.

“Më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol, pas provave të grumbulluara dhe informacioneve të siguruara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasve: G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë”.

“Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet dyshohet se të dyshuarit kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga 57-vjeçari, me qëllim vrasjen e tij.

“Strukturat e Policisë vijojnë punën intensive për lokalizimin, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim./TCh