Këshilltarja e Donika Gërvallës, Triera Kasumi, pak më parë tha se largimi nga Guxo i ish-deputetëve, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci e Albena Reshitaj, të cilët iu bashkuan Vjosa Osmanit, për Guxo janë “3 probleme më pak”.
Kësaj deklarate i reagoi Avdyli, i cili numëroi votat e të treve dhe tha se këto vota do t’i mungojnë atyre.
“Jo, 3 probleme më pak por 100 mijë e 786 vota më pak. Përndryshe, më 28 dhjetor, Jeta Statovci pati 37 mijë e 916 vota, Haxhi Avdyli 33 mijë e 562 vota dhe Albena Reshitaj me 29 mijë e 308 vota. Shihemi më 7 qershor…”, shkroi Avdyli.
Kasumi tha se largimi i Haxhi Avdylit, Jeta Statovcit e Albena Reshitajt ngjan me ato që kishin ndodhur në janarin e vitit 2018 nga LVV.









