Lirohet në procedurë të rregullt pjesëtari i Njësisë Speciale që dyshohej për keqpërdorim detyre

Është liruar në procedurë të rregullt pjesëtari i Njësisë Speciale, Vlonjat Behrami, i cili u arrestua mëngjesin e së enjtes gjatë aksionit të Prokurorisë e IPK-së.

Burime të KlanKosovës bëjnë me dije se Behrami është liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq tre zyrtarë tjerë policorë, A.Sh, B.B dhe A.I, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj Behramit dhe zyrtarëve të tjerë, është caktuar masa e suspendimit nga detyra për 72 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast ndaj zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”, transmeton Klankosova.tv

Po ashtu janë ndaluar edhe tre qytetarë të dyshuar, F.S, L.R dhe N.S.

“Në kuadër të këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar: dy (2) vetura në vlerë rreth 80.000 euro, një (1) orë dore të markës Rolex në vlerë afro 8000-1000 euro, pesë (5) telefona celularë, si dhe dokumente të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedure penale.”- njoftoi Prokuroria.