Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një videomesazh ai u ka bërë thirrje atyre që të mos lejojnë askënd t’i ndajë.
“Regjistrohuni deri më 17 maj dhe së bashku me ne, bëjeni ndryshimin që i duhet Kosovës”, ka thënë Hamza.
“Mos lejoni askënd të na ndajë. Ju jeni pjesë e pandashme e atdheut tonë”, ka thënë ai.









