Trajneri i kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, në një deklaratë për mediat u shpreh se po mban grishtat e kryqëzuar që asnjë lojtar të mos dëmtohet para Kupës së Botës. “Të gjithë janë të prekur. Duhet të mbajmë gishtat e kryqëzuar, pasi jemi para botërorit”, tha Tuchel.
Tuchel është prekur veçanërisht përpara ndeshjeve të fundit miqësore, me 5-6 lojtarë që u rikthyen në klubet e tyre me probleme fizike. Ai pranoi se ishte një zhgënjim që nuk i kishte opsionet e tij të plota në dispozicion, por shtoi se më mirë që ajo që ndodhi në mars dhe jo në maj.
“Ne duam t’i kemi të gjithë lojtarët me humor dhe shëndet të mirë. Ky është realiteti i fundit të sezonit, realiteti i të pasurit lojtarë që luajnë në ndeshjet evropiane, ku çdo ndeshje më shumë sjell frikën e një dëmtimi. Ne kemi lojtarë që kanë luajtur më shumë minuta se sezonin e kaluar, kështu që ka disa shqetësime”, shtoi gjermani.
“Ne duam që ata të performojnë në klubet e tyre, por realiteti është se po përgatitemi për stërvitjet e fundit para se të nisemi për në Amerikë, kështu që duam të rilidhemi me parimet tona. Nëse do të kemi një ekip të forte do të bëjmë më mirë në botëror, pasi duam të fitojmë kupën”, tha Tuchel.
The post Tuchel mban gishtat e kryqëzuar për dëmtimet përpara Kupës së Botës: Kjo është frika e fundit të sezonit appeared first on Telesport.









