Deliu: Hamza kërkoi që të dy kandidatët për president t’i propozojë PDK-ja

 

Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është deklaruar ndryshe në takime me kryetarët e partive, kur u mbajtën diskutimet për president, e ndryshe para mediave.

Ajo ka akuzuar Kurtin se është përpjekur “të vendosë fajin” te partitë e tjera. Deliu ka shtuar se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në njërin takim ka kërkuar që t’i propozojë dy kandidatë.

Kemi shkuar në takimin e parë duke kërkuar që nëse ka një kandidat konsensual t’i japim mbështetje një kandidati të familjes Jashari. Kemi shkuar në takimin e dytë dhe kemi kërkuar që PDK-së t’i takojë e drejta e propozimit të dy kandidaturave. Ka pasur pyetje pse dy. Sepse ishte kundërpërgjigja e Kurtit që ‘unë atëherë do ta kem Konjufcën’. Për shkak të mbivotimit të një kandidati të dytë që në start do ishte zgjatim i pushtetit të Kurtit. Kanë qenë dy takime që nuk kanë prodhuar asgjë”, ka thënë ajo. /Koha