“Çfarë ndeshjeje mund të presim, si ajo e javës së kaluar? Do të varet gjithmonë nga të dyja skuadrat. Nëse njëra vendos të tërhiqet dhe të mbrohet më shumë, atëherë mund të ketë faza më të qeta loje. Përndryshe, jo. Është e vështirë të imagjinohet që njëra nga skuadrat të ndryshojë atë që e ka sjellë deri këtu.
Luajmë në shtëpi, duam të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia arritur”, – tha Vincent Kompany në prag të gjysmëfinales së kthimit të Champions League ndaj PSG-së, pas 5-4 të ndeshjes së parë për kampionët në fuqi europianë.
Më tej, trajneri bavarez shtoi: “Ka një marrëdhënie shumë të mirë mes skuadrës dhe tifozëve. Në fillim të sezonit ndoshta jo shumë besonin se mund të arrinim në finale, por tani kemi përjetuar shumë momente të veçanta. Besoj se tifozët mendojnë se mund t’ia dalim. Duam ta bëjmë këtë moment të paharrueshëm.
Për mua, qetësia e brendshme është thelbësore. Mundohem të mos ndikohem herët nga emocionet e ndeshjes. Po mendoj edhe për fjalinë e fundit për të motivuar skuadrën. Misioni ynë është të fitojmë. Kjo ka rëndësi, jo filozofitë. Kemi fituar shumë ndeshje, ashtu si PSG. Nëse fitojmë pa pësuar gol, aq më mirë. Sidoqoftë, mbi të gjitha, e rëndësishme është fitorja”.
The post Kompany: Japim gjithçka ndaj PSG-së, duam ta bëjmë këtë moment të paharrueshëm appeared first on Telesport.









