Eboué zbulon si përfundoi në “ferr”: Agjentët dhe ish-gruaja ime më falimentuan karrierën

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Galatasaray, Emmanuel Eboué, ka rrëfyer në një podcast se, pavarësisht milionave të fituara në futboll, sot është në falimentim dhe nuk mund të shohë fëmijët e tij. Ai tregoi periudhën kur ishte pranë Sunderland: “Kur u shfaq mundësia e Sunderland, unë isha në Turqi. Kisha mbyllur kontratën me Galatasaray dhe klubi nuk deshi ta rinovonte, kështu që po stërvitesha vetëm.

Trajneri Sam më tha: Eboué, dua të të marr për dy vite. I thashë: Perfekt, faleminderit! Sidoqoftë, sapo firmosa, filluan problemet”. Ai shpjegoi konfliktin me agjentët: “Më kërkuan 1 milion euro. Iu thashë se më mirë e lë futbollin sesa t’ua jap. FIFA më pezulloi një vit dhe nuk mund të luaja, as të stërvitesha.

Më pas ndalova gjithçka. Ish-gruaja ime bënte gjëra për të cilat nuk isha as i vetëdijshëm. Kur Sunderland më ndërpreu kontratën, u ktheva në Turqi dhe u fsheha, sepse nuk doja të dinin që s’kisha skuadër. Aty filloi divorci”, – përfundon ai.

Emmanuel Eboue reveals going broke has left him close to suicide in mighty  fall from Arsenal days

The post Eboué zbulon si përfundoi në “ferr”: Agjentët dhe ish-gruaja ime më falimentuan karrierën appeared first on Telesport.