Al-Nassr i ka dhënë fund ecurisë prej 20 fitoreve rresht në të gjitha kompeticionet dhe 16 fitoreve rresht në ligën profesioniste në Arabinë Saudite.
Al-Nassr është mundur 3-1 në transfertë nga Al-Qadsiah, ekip që renditet në vendin e 4-të. Golin e vetëm për Al-Nassr e shënoi Joao Felix, në barazimin e përkohshëm 1-1 në minutën e 40-të. Por në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera. Një ndeshje e gjitha për t’u harruar nga Cristiano Ronaldo me shokë, të cilët me këtë humbje vënë në rrezik titullin.
Al-Nassr vazhdon kryesimin me 79 pikë pas 31 javësh, 5 pikë më shumë se Al-Hilal ndjekësi më i afërt, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
The post Al-Nassr pëson humbjen e parë pas 20 fitoreve rresht dhe vë në rrezik titullin appeared first on Telesport.








