Apeli publik, Mustafa: S’duhet lejuar që Kosova të mbetet në paralizë institucionale (VIDEO)

Një grup prej 46 intelektualësh, akademikësh dhe profesionistësh kanë bërë apel për formimin e institucioneve të reja të vendit dhe mbrojtjen e rendit kushtetues, duke theksuar se “Republika nuk mund të mbahet peng”.

Përmes një letre, ata kanë shprehur shqetësim për vazhdimin e krizës institucionale në vend.

Në mesin e nënshkruesve të këtij apeli është edhe profesori Muhamet Mustafa, i cili ka folur për këtë iniciativë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ai ka treguar se ajoka ardhur si rezultat i shqetësimit për situatën aktuale dhe mungesës së aktivizmit të shoqërisë, veçanërisht të intelektualëve.

Në këtë drejtim erdhëm tek një vendim që të dëgjohet zëri për shkak të brengës që është prezente, por nuk ka aktivizëm të shoqërisë, në radhë të parë të intelektualëve”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, debati aktual është shoqëruar me antagonizëm dhe denigrim, ndërsa interesi i Kosovës dhe shtetndërtimi i saj nuk po vendosen në rend të parë.

Kemi një debat të antagonizuar, denigrues, kemi një debat që nuk e vë në rend të parë interesin e Kosovës, interesin e shtetndërtimit të Kosovës”, është shprehur ai.

Mustafa ka thënë se situata aktuale po prodhon një krizë në vend, e cila, sipas tij, duhet të tejkalohet me angazhimin e të gjithëve.

Është një vendumërim pa zgjidhje dhe kjo prodhon një situatë jo të mirë, një krizë në Kosovë që duhet t’i bëjmë ballë dhe ta kalojmë me të gjitha forcat dhe me angazhimin e të gjithëve”, ka shtuar ai.

Mustafa ka treguar se shqetësimin e kanë ndarë edhe me kolegë nga profesione të ndryshme.

Këtë brengë e ndamë edhe me kolegë të profesioneve të ndryshme”, ka thënë Mustafa.

Profesori ka theksuar se Kosova,është përballur për dy vjet me pamundësi për ta tejkaluar krizën institucionale, ndërsa vlerëson se në këtë fazë është rrezikuar edhe rendi kushtetues.

Kosova është peng se që dy vjet nuk mund ta tejkalojë krizën institucionale, e dyta, në këtë stad vlerësojmë që është rrezikuar rendi kushtetues”, ka thënë ai.

Mustafa ka theksuar se nuk duhet lejuar që vendi sipas tij të mbetet në gjendje të paralizës institucionale.

“Republika s’mund të mbahet peng” – Dhjetëra profesorë, akademikë e intelektualë kërkojnë mbrojtje të rendit kushtetues