Nikoll Radaçi është autori i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
57-vjeçari pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është kapur nga forcat e policisë.
Pak më herët, gazetarja e Euronews, Lorida Mani raportoi se mosha e të miturve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.
Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML me drejtues Nikoll Radaçi , i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë aktualisht po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes”, ka raportuar gazetarja.









