Rritet bilanci i aksidentit tragjik në Durrës, vdes edhe i mituri i dytë

Ka shkuar në dy numri i fëmijëve që janë aksidentuar për vdekje sot në Durrës, ndërsa edhe i mituri i tretë ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur kur një automjet që lëvizte me shpejtësi ka aksidentuar tre fëmijë që po luanin në një lagje të qytetit të Durrësit.

Vozitësi pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar, por është arrestuar më pas nga policia.