Haradinaj ndanë momente nga dasma: Urime martesën Luani i Shkëlzenit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar martesën e nipit të tij Luanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shpërndarë foto me të ftuarit teksa uroi martesën e djalit të vëllait të tij dëshmor, Shkëlzenit, raporton KlanKosova.tv.

“Urime martesën Luani i Shkëlzenit. Zemra plot, sot!”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Urime martesën Luani i Shkëlzenit.

Zemra plot, sot!

Faleminderit për urimet e juaja, gëzime paçi në jetë!