Leverkusen ka fituar 3-1 ndaj Leipzig, në sfidën e luajtur në “Bay Arena”, e vlefshme për javën e 32-të të Bundesligës. Leipzig vinte në këtë takim pas pesë fitoreve rresht, ndërsa për Leverkusen ishte mundësia e fundit për të qëndruar në garë për një biletë për në Champions League.
Për vendasit shënuan, Patrick Schick tregolësh dhe Nathan Tella. Për miqtë ngushtoi shifrat Christoph Baumgartner, në minutën e 80-të. Pas kësaj fitoreje, Leverkusen ngjitet në vendin e 4-të me 58 pikë, aq sa Stuttgart dhe Hoffenheim. Leipzig mbetet në vendin e tretë me 62 pikë dhe i mjafton vetëm një fitore në dy javët e fundit për të siguruar zyrtarisht vendin për në Champions League.
Javën e ardhshme, do të kemi një sfidë direkte mes Stuttgart dhe Leverkusen. Ndërsa Hoffenheim është më i avantazhuar pasi pret në shtëpi Werder Bremen.
The post Leverkusen fiton ndaj rivalit direkt dhe futet në garë për biletën e fundit për Champions League (video) appeared first on Telesport.









