Këtë të enjte u nda nga jeta Astrit Dushi, një nga figurat më të njohura në fushën e medias në vend.
Ai ishte themelues i 18 radiove dhe tri kanaleve televizive, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e sektorit mediatik.
I angazhuar për vite me radhë në komunitetin mediatik dhe pjesë e Klan Kosova FM si koordinator, Dushi dha një kontribut të çmuar në këtë fushë.
Lamtumira e fundit iu dha ditën e djeshme, ku për të ndjerin morën pjesë familjarë, kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët vlerësuan jetën dhe veprën e tij.
“Prive” Klan Kosova sjell ceremoninë e varrimit.
Ndiqni videon për më shumë:









