Kambanat e alarmit bien tek Atlético Madrid pas barazimit 1-1 ndaj Arsenal në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Problem nuk është vetëm ndeshja e kthimit, por edhe kriza e dëmtimeve.
Situata është bërë kritike orët e fundit. Ekipi i Diego Simeone është përballur tashmë me mungesat e Pablo Barrios dhe Nico González, përveç problemeve fizike të Alexander Sorloth, i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe u detyrua të humbiste ndeshjen.
Gjatë gjysmëfinales së parë, dy zëvendësime të tjera i ndërlikuan më tej planet e El Cholo. sulmuesi Julián Alvarez u detyrua të largohej nga fusha pas një përplasjeje të fortë me Eze, duke i lënë vendin Baena.
Gjërat nuk shkuan më mirë edhe për Giuliano Simeone, i cili u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë pasi u ankua për shqetësim pas një përplasjeje me Hincapié. Lojtari kishte treguar shenja vështirësie drejt fundit të pjesës së pare.
Pas ndeshjes, Simeone u përpoq t’i qetësonte tifozët: “Giuliano mori një goditje në ije dhe kishte shumë dhimbje. Do t’i bëjmë disa teste Julian për të përcaktuar shkakun, por shpresojmë se nuk është asgjë serioze.”
The post Telashe për Simeone, rrezikon të jetë pa dy titullarë të dëmtuar në gjysmëfinalen e kthimit appeared first on Telesport.









