37 milionë euro të shkuara dëm, Milan nxjerr në shitje zhgënjimin e sezonit

Pritej të ishte sulmueis kryesor i Milanit këtë sezon, pas transferimit prej 37 milionë eurosh nga Chelsea gjatë verës së kaluar, por Christopher Nkunku ka rezultuar një zhgënjim i vërtetë. Francezi ka shënuar vetëm 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke qenë shumë larg pritshmërive.

Tuttomercatoëeb zbulon se drejtuesit e Milanit kanë vendosur të nxjerrin në shitje sulmuesin. Vlera aktuale e Nkunku sipas Transfermarkt është 28 milionë euro dhe pak a shumë kjo pritet të jetë edhe shifra që do të kërkojë Milan për të.

Për Nkunku ka interes konkret nga Fenerbahce dhe disa klube të Arabisë Saudite. Përveç Nkunku, pritet të ketë edhe largime të tjera nga kuqezinjtë gjatë verës.

The post 37 milionë euro të shkuara dëm, Milan nxjerr në shitje zhgënjimin e sezonit appeared first on Telesport.