Kandidatura për presidente e Feride Rushitit ndodhet mes përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkelje të kushtetuetshmërisë dhe kundërshtimit nga opozita.
Figura e saj është kthyer në një nga më të komentuarat në vend në 16 orët e fundit, ndërsa ajo nuk është paraqitur në publik ende pas propozimit.
Megjithatë, një familjar i ngushtë i aktivistes nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës është lajmëruar me një postim për kandidaten për presidente.
Është vëllai i saj, Ylber Rushiti, i cili ka publikuar një fotografi me motrën e vet, të cilës ia ka bashkëngjitur këtë përshkrim: “Krenar me ty motër”.









