Napoli në ankth për të ardhmen. Conte-De Laurentiis, ndarja gjithnjë e më e mundshme

Qielli mbi “Castel Volturno” nuk ka qenë kurrë kaq i zymtë dhe këtë herë fusha e blertë ka vetëm një pjesë të fajit. Marrëdhënia mes Antonio Conte dhe Aurelio De Laurentiis është në pikën më të ulët, duke rrezikuar ndarjen e parakohshme.

Sipas “Il Mattino”, shkëndija erdhi nga SHBA, ku deklaratat e presidentit e kanë irrituar Conte, i cili kërkon unitet dhe diskrecion. “Antonio është një person serioz, nuk do të më linte kurrë në momentin e fundit”, – tha ADL, fjalë që duken si paralajmërim për një largim.

Edhe De Laurentiis ka pakënaqësi për menaxhimin teknik dhe “murin” e trajnerit në disa çështje. Ai beson se ka dhënë “carta bianca” dhe një pagë të lartë, por mungon harmonia. Rreziku i “divorcit” në fund të sezonit është real, pasi Conte nuk pranon kompromise kur ndjen mungesë besimi.

Napoli po vlerëson alternativa si Vincenzo Italiano, Enzo Maresca apo Gian Piero Gasperini, ndërsa Maurizio Sarri e ka quajtur rikthimin “fantazi”. Një bisedë pritet së shpejti, por heshtja mes palëve flet më shumë se fjalët.

The post Napoli në ankth për të ardhmen. Conte-De Laurentiis, ndarja gjithnjë e më e mundshme appeared first on Telesport.