Bajqinovci ndaj paralajmërimit të Haradinajt: Kush del në rrugë pas oligarkëve politikë?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefalil Bajqinovci, ka reaguar pasi që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) paralajmëroi protesta për të kundërshtuar ato që i ka cilësuar shkelje të rënda kushtetuese.

“Po kush del në rrugë pas oligarkëve politikë? Populli ua dha përgjigjen me 51.11% me Albin Kurti. E tash, kur s’kanë votë, kërkojnë zhurmë.”

“Ani kur i sheh kush po bën thirrje, të njëjtit që e shfrytëzuan shtetin, e sot kërkojnë “revolta” për me u kthyer prapë. Por koha e tyre ka kalu, populli nuk del për ta, populli i ka çu në opozitë”, ka shkruar Bajqinovci në një status në Facebook.

Haradinaj tha sot në një deklaratë para mediave se vendi po hyn në një drejtim të rrezikshëm dhe paralajmëroi protesta dhe, nëse është nevoja, “përshkallëzime” që sovrani mund t’i shohë të nevojshme.