Olise krahason Premier League dhe Bundesliga: Ndryshojnë si dita me natën…

Michael Olise nuk përdori fjalë të zbutura për të përshkruar kalimin nga Premier League në Bundesliga, duke e quajtur diferencën mes dy kampionateve si “dita me natën”. Sipas anësorit të Bayern Munich, futbolli anglez jeton në një kaos të organizuar:

“Atje është një ekosistem ku gjithçka është e shpejtë, agresive dhe fizike, deri në pikën që nuk të lë kohë për të marrë frymë. Në Premier League, çdo kontroll topi kthehet në betejë për mbijetesë, mes dueleve të vazhdueshme, presionit të fortë dhe luftës për topat e dytë. Krejt në të kundërt, Bundesliga i jep lojës një dimension më të hapur dhe të menduar”.

Olise theksoi se “në Gjermani fusha duket sikur zgjerohet, duke i dhënë lojtarit mundësinë të mendojë, të ngrejë kokën dhe të shprehë talentin. Edhe pse ritmi mbetet i lartë, intensiteti është më pak kaotik dhe më kolektiv. Për një lojtar që mbështetet te qetësia dhe kreativiteti, ky ndryshim është thelbësor për përmirësim. Në Angli futbolli është reagim i pastër, ndërsa në Gjermani është kontroll”.

 

The post Olise krahason Premier League dhe Bundesliga: Ndryshojnë si dita me natën… appeared first on Telesport.