Guardiola: Po jetoj ditë pas dite dhe mendoj për ndeshjet, kemi një mundësi për të fituar dy trofe

Pasi ka siguruar finalen e FA Cup, skuadra e Manchester City ka një javë pushim për të përgatitur rikthimin në kampionat, për sfidën ndaj Everton. Skuadra e “qytetarëve” është në garë për të dy trofetë, por trajneri Pep Guardiola qëndron me këmbë në tokë.

Guardiola shmangu pyetjet në lidhje me të ardhmen e tij dhe të skuadrës së tij: “Po jetoj ditë pas dite. Performancat kanë rëndësi, po mendoj për ndeshjen e ardhshme. Ne jemi ajo që jemi. Kemi një mundësi për të fituar dy trofe dhe do të përpiqemi të fitojmë“.

Më tej, spanjolli foli për Rodri, duke nënkuptuar se ndeshja e ardhshme kundër Everton do të vlerësohet me kujdes: “Ai po luan më mirë, por nuk duam të marrim rreziqe. Nëse ai ndalet përsëri dhe e humbasim për pesë ndeshje, do të ishte problem. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm“.

The post Guardiola: Po jetoj ditë pas dite dhe mendoj për ndeshjet, kemi një mundësi për të fituar dy trofe appeared first on Telesport.