Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e ka krahasuar Albin Kurtin me diktatorin Enver Hoxha.
Në një postim në Facebook, Ymeri thotë se seanca e mbrëmshme ishte testim, që “nëse ka mundësi të vendoset Republika e Kurtit e që nëse lejohet, të vendoset sistem paralel partiak për Gjyqësor e për çdo gjë që nuk e ka kap ende kopja e zbehtë e Xhaxhit”.
“Mbramë nuk ka qenë karate, është ofendim për sportin për një fushë të cilën rrufitën premtime e para pa punë. Karate ka rregullat e veta. Mbramë ishte testim, nëse ka mundësi të vendoset Republika e Kurtit e që nëse lejohet, të vendoset sistem paralel partiak për Gjyqësor e për çdo gjë që nuk e ka kap ende kopja e zbehtë e Xhaxhit. Jeni në Republikën e Kosovës edhe koha e xhaxhit është varrosur”, shkruan ajo.









