Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola ka thënë se figura e Feride Rushtit është e pakonstueshme.
Para se të nisë seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ai ka thënë se nuk e din nëse ka pasur bisedime paraprake me Rushitin, por ka shtuar se propozimi i saj ka ardhur nga kryeministri Albin Kurti.
“Nëse edhe me këtë figurë opozita nuk e përkrah, atëherë rritet rreziku që ne mund të futemi në një spirale sfidash”, ka thënë ai para se të nisë seanca e jashtëzakonshme.
Ai ka refuzuar të flasë për kohën që kanë diskutuar me Rushitin, nëse ka pasur diskutime paraprake me të lidhur me kandidaturën për presidente.
VV-ja ka propozuar edhe ish-deputetën e saj, Hatixhe Hoxha për postin e presidentes.









