Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, për presidente të Kosovës. Seanca pritet të mbahet sonte.
Feride Rushiti
Feride Rushiti është një nga figurat, deri diku të njohura në Kosovë në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht për mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo me profesion është mjeke.
Ajo ka punuar për rehabilitimin fizik dhe psikologjik të viktimave të luftës. Është figurë e shoqërisë civile.
Hatixhe Hoxha
Hatixhe Hoxha është më pak e ekspozuar publikisht krahasuar me Rushitin. Ajo me profesion është juriste. E njejta ka qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete.








